Kristof Bender: Kosova në rrethanat e tashme nuk ka perspektivë për anëtarësim në Bashkimin Europian

Kristof Bender: Kosova në rrethanat e tashme nuk ka perspektivë për anëtarësim në Bashkimin Europian

Nënkryetari i Iniciativës për stabilitetin evropian Kristof Bender, mendon se Kosova në rrethanat e tashme nuk ka perspektivë për anëtarësim në Bashkimin Europian. “Për Kosovën procesi i përafrimit formal ka arritur deri në fund dhe nuk ka mënyra për të vazhduar më përpara”, ka vlerësuar ai për portalin Europian Western Balkans . Marrë para sysh faktin se pesë anëtarë të Bashkimit Euroipian nuk e njohin Kosovën, ajo nuk ka perspektivë të jetë pjesë e strategjisë së zgjerimit të BE-së dhe “Spanja këtë e ka bërë shumë të qartë”, ka thënë ai. Duke vlerësuar se Strategjia e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor është zhvillim pozitiv i situatës dhe hap në drejtimin e duhur, Bender thotë se është mirë që sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik janë vënë në fokusin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …