Brickos

Christopher Hill

Kristofer Hill: Serbia duhet ta shqyrtojë mirë se ku i ka interesat e saj kombëtare me Amerikën apo me Rusinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se e kupton se Serbia ka një histori të gjatë dhe të vështirë me sanksionet dhe se Amerika ka mirëkuptim për këtë. Por, Serbia duhet ta shqyrtojë mirë se ku i ka interesat e saj kombëtare. Do ta paralajmëroja Serbinë që ta kuptojë se kjo nuk është ‘nëna Rusi’, ne po përballemi me një Rusi tjetër. Ambasadori amerikan ka thënë se e di që është e vështirë për Serbinë, pasi ky shtet për dekada me radhë ka raporte të mira me Rusinë, por Rusia e sotme është një shtet ndryshe, është një Rusi që brutalisht sulmon fqinjët e saj dhe se Serbia duhet të marrë një qëndrim për këtë. Nëse e shikoni Evropën, vetëm pak shtete, më duket vetëm Bjellorusia dhe Serbia nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Pyetja është nëse Serbia dëshiron të qëndrojë në këtë grup. Shumë shtete kanë vendosur sanksione dhe ata po kanë pasoja nga kjo. Pyetja është nëse sanksionet mund të kenë ndikim në sjelljen e Rusisë, por ata gjithsesi i vendosën sanksionet sepse e kuptojnë se duhet të jenë të bashkuar dhe të kundërshtojnë atë që po bën Rusia”, ka saktësuar ambasadori, Kristofer Hill.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …