Christopher Hill

Kristofer Hill: Serbia shkoi e përgatitur në Bruksel dhe i bëri mirë detyrat e saj të shtëpisë

Ambasadori amerikan, në Beograd, Christopher Hill, duke folur për takimin e Brukselit ku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzoi plan-propozimin e zbatimit paralel të Marrëveshje Bazike të paraqitur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e  lavdëroi Serbinë se shkoi e përgatitur mirë, bashkërisht me Bashkimin Evropian. Unë s’kam marrë pjesë në negociata, nuk ka pasur as amerikanë aty. Por, qartazi nga ato që kam lexuar, zoti Borrell dhe pala serbe shkuan të përgatitur mirë dhe i pajtuan në themel me propozimin e BE-së”, ka thënë Hill për Tanjug. Bashkimi Evropian po bën  përpjekje të mëdha, ndërsa Amerika ka shprehur qëndrimin parimor që do ta mbështesin zotin Borrell. Nëse ai është i kënaqur, do të jemi edhe ne; nëse nuk është i kënaqur, edhe ne do të jemi tejet të pakënaqur“, ka Kristofer Hill . Do ta shohim se si do të shkojë e gjitha kjo. Siç thash, këto janë negociata të vështira, por mendoj se Serbia i bëri punët e saj të shtëpisë dhe u përgatit mirë, ka saktësuat  ambasadori amerikan në Beograd Kristofer Hill, i njohur për përkrahjen që po i bën Serbisë, në të gjitha veprimet e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …