Avokati, Arianit Koci, ka folur për veprimet e fundit të Gjykatës Speciales kundër disa pjesëtarëve të UÇK-së, të cilëve u kanë konfiskuar telefonat, për deklaratat e Fredi Abrahamsit para trupit gjykues në Hagë dhe përgjithësisht për procesin gjyqësor në Hagë, kundër krerëve të UÇK-së. Sipas tij konfiskimi i telefonave, është një veprim procedural, i paraparë me ligj, mirëpo në fillim nuk është ditur se pse po i merrnin telefonat, por ndërkohë është kuptuar se kjo është bërë për shkak të, siç thuhet, pengimit në administratën e drejtësisë, që mund të kryhet përmes komunikimeve, mesazheve, etj. Duke folur për dëshminë e Fred Abrahams-it, në Gjykatën Speciale, në Hagë, avokati Koci e vlerësoi si pozitive për krerët e UÇK-së. Dëshmia e Fredit e ka zbehur punën e Prokurorisë. Sa ma shumë dëshmi të tilla, për ne është më mirë. Epilogu me këto dëshmi, sigurisht që do të jetë i favorshëm për ne, deklaroi avokati, Arianit Koci për RTK-në.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj; kryeministri Kurti, është ligavec, mashtrues, argat i Rusisë dhe i Serbisë, mercenar, i pafytyrë dhe shef i hajnave
Në hapjen zyrtare të fushatës së Koalicionit për Kosovën Fituese, i cili është mbajtur në …