Emisari special i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë një takimi me gazetarë, në Sllovaki, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia zhvilluan një radhë të re negociatash për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel, por nuk arritën të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe tërë kjo mund të dëmtojë shpresat, për t’u bashkuar me BE-në. Lajçaku vuri në dukje se procesi i normalizimit të marrëdhënieve tashmë kishte arritur një pikë kthese, pasi të dy palët ishin pajtuar për dokumentet bazike që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve, në shkurt të këtij viti në Bruksel dhe në muajin mars, në Ohër. Nëse këto vendime themelore nuk merren deri në fund të vitit, kam frikë se kalendari politik në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara do të jetë i tillë, që do ta shtyjnë këtë agjendë në plan të dytë. Jam i bindur se Marrëveshja e Ohrit është dokumenti më i mirë. Të dyja palët e kanë përqafuar, por do të ishte turp nëse do të përfundonte, pa asnjë sukses. Në një rast të tillë na presin konflikte të reja, përshkallëzimi i tensioneve ndoshta edhe më shumë dhunë në veri të Kosovës, ka përfunduar Lajçak.
Kontrolloni gjithashtu
Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit
Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …