Krye​tari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot priti në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, Daaniel Maksymiuk

Krye​tari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot priti në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, Daaniel Maksymiuk. Në takim u bisedua mbi situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, krizën politike dhe sfidat, situatën në rajon, si dhe qeverisjen në Prishtinë. Kryetari Ahmeti e njoftoi Ambasadorin me qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, por edhe të opozitës së bashkuar për problemet në të cilat po kalon Kosova dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre, si mundësi e krijimit të një stabiliteti afatgjatë politik dhe ekonomik që do të kishte ndikim edhe në stabilitetin në rajon. Ai po ashtu e informoi mysafirin për të arriturat në Komunën e Prishtinës, luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat në fushën e administratës publike, avansimet në arsim, shëndetësi e të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagoi kundër deklaratës së Donika Gërvallës duke nënvizuar se Serbia e Hajrie Spikerica na quanin, ‘ashtuquajtura UÇK’

Ramush Haradinaj ka reaguar kundër deklaratës së Donika Gërvallës, duke thënë se referenca “të ashtuquajtur” …