Kryekuvendari, Kadri Veseli: Fanca përkrahë Kosovën në integrimet evropiane

Kryekuvendari, Kadri Veseli: Fanca përkrahë Kosovën në integrimet evropiane

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në krye të një delegacioni, të përbërë nga përfaqësues të pozitës dhe opozitës, ka filluar vizitën zyrtare në Francë me pritjen nga presidenti i Asamblesë Kombëtare të Francës, François de Rugy. Në takim me homologun francez, kryeparlamentari Veseli diskutoi për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Francës, në të gjitha fushat, si dhe për zgjerimin e marrëdhënieve ndërmjet dy parlamentare.  Gjatë takimit, kryeparlamentari Veseli shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për të gjitha proceset e deritashme në Kosovë, ndërsa kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Parisit zyrtar sidomos tani për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti. Morëm zotimin për përkrahje, në mënyrë të veçantë për integrimin e Kosovës në BE dhe natyrisht për liberalizimin e vizave, i cili është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës. Jam i lumtur që do të kemi përkrahjen e Francës në fushën parlamentare, lidhur me vendimin e madh për liberalizimin e vizave, tha kryeparlamentari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …