Kryekuvendari, Kadri Veseli, vizitoi Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Kryekuvendari, Kadri Veseli, vizitoi Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Kryekuvendari, Kadri Veseli, vizitoi Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai me këtë rast  u prit në një takim të veçantë nga udhëheqja e re. Pasi uroi drejtuesit për detyrën në krye të organizatës që përfaqëson ish-luftëtarët e lirisë,  Veseli tha se kjo është një nga kategoritë e qytetarëve e cila ka nevojë të madhe për përkrahje institucionale, në radhë të parë morale dhe ajo nuk ka nevojë për lëmoshë. Ish-luftëtarët, janë të gatshëm të marrin secilën përgjegjësi që u takon, në funksion të ndërtimit dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës. Ata  janë duke u ballafaquar me një situatë, për të cilën më së paku janë fajtorë.  “Veteranët po mundohen të gjejnë një zgjidhje. Secili prej tyre e ndien veten të fyer nga çdo manipulim i cili mund të bëhet në emër të tyre, veçanërisht në ngarkimin e buxhetit të Republikës së Kosovës. Ata janë të gatshëm ta japin ende për Kosovën dhe shumë shpejt do ta gjejnë zgjidhjen”, theksoi kryeparlamentari Veseli. Në fund kryetari i veteranëve,  Hysni Gucati, falënderoi kryetarin Veseli për vizitën.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …