Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi përcolli sot një mesazh me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Heroit të Kosovës, Adem Jashari

Kryekuvendari i Shqipërisë, Gramoz Ruçi dekorohet me medaljen për Liri e Pavarësi nga kryetari i Kosovë, Hashim Thaçi

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi është pritur në takim nga kryetari i Kosovës Hashim Thaçi. Ruçi është dekoruar nga presidenti Thaçi me medaljen për Liri dhe Pavarësi. Kryetari i Kosovës tha se ky çmim i jepet Ruçit për kontributin e dhënë për liri dhe pavarësi të Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë është shprehur i befasuar me këtë dekoratë që i është dhënë nga shteti i Kosovës në vizitën e tij të parë si kryetar Kuvendi, transmeton kosovapress.

“Kjo është dekorata e parë që unë marr nga presidenti i Kosovës, i jam shumë mirënjohës. Kontributi për lirinë e Kosovës nuk i përket asnjë individi, as mua dhe pavarësisht të gjithave… spektrit politik shqiptar, të gjithë deputetëve shqiptarë ka qenë ëndrra e të gjithëve ka qenë që pavarësia e Kosovës të bëhet realitet. Kështu që ky vlerësim që më behët mua sot unë ia atribuoj dhe ia dedikoj bashkatdhetarëve të mi në Shqipëri, pavarësisht se cilit spektër politik i takojnë”, tha Ruçi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …