leoni

Kryekuvendari, Veseli priti një delegacion deputetësh gjermanë

Kryekuvendari, Veseli priti një delegacion deputetësh gjermanë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion të gjerë nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme, të kryesuar nga Harald Kindermann, Sekretar gjeneral i Këshillit. Kryetari Veseli i njoftoi mysafirët nga Gjermania për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, për situatën politike në vend, veçanërisht, pas vendimeve shumë të rëndësishme të institucioneve evropiane për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, liberalizimin e vizave dhe pranimin e Kosovës në UEFA.  Kreu i Kuvendit potencoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të vazhduar punën në agjendën e euro-atlantike të shtetit, avancimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …