Brickos

Kryekuvendari Veseli, vizitoi sot Kazermën e FSK-së në Mitrovicë

Kryekuvendari Veseli, vizitoi Kazermën e FSK-së në Mitrovicë

Kryekuvendari, Kadri  Veseli, vizitoi Kazermën e FSK-së në Mitrovicë, ku takoi pjesëtarët e Brigadës së Reagimit të Shpejtë, të cilët ditë më parë fituan medaljen e artë në garën ushtarake, më sfiduese dhe më prestigjioze në botë “Cambrain Patrol”, të mbajtur në Britani të Madhe. Pasi falënderoi Skuadrën e Brigadës së Reagimit të shpejtë të FSK-së, për suksesin e treguar në Britani të Madhe, kryeparlamentari Veseli tha se ky sukses i këtyre djemve, bashkë me komandanten e kontingjentit, Manusheqe Nura, e ka nderuar shtetin e Kosovës, Forcën e Sigurisë së saj dhe të gjithë qytetarët e vendit. Por jo vetëm kaq. Kreu i Kuvendit tha se me suksesin e tyre, ata dhanë edhe një dëshmi të fuqishme për profesionalizmin ushtarak të FSK-së, dëshmi, për faktin se FSK-ja ka arritur standardet më të larta të kërkuara nga NATO dhe tani është gati të jetë pjesë e saj: kontribuuese e drejtpërdrejtë për paqen, kudo që i kërkohet.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …