Vjosa Osmani

Kryekuvendarja Osmani, kundër zgjedhjes së një kryetari të ri nga marrëveshja politike, meqë postin pretendon për vete

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka folur për skadimin e mandatit kushtetues të presidentit aktual Hashim Thaçi dhe mundësisë së zgjedhjes së një presidenti të ri nga marrëveshja politike. Ajo ka thënë se sipas Kushtetutës në rast se koalicioni qeverisës nuk arrin marrëveshje në pranverën e vitit 2021 për çështjen e presidentit, vendi mbanë zgjedhje. Ajo deklaroi  se do të ishte një goditje e madhe nëse ky koalicion e imponon edhe një kryetar  për pesë vitet e ardhshme. Vjosa Osmani edhe pse nuk ka më bazë deleguese, pasi është larguar nga LDK-ja edhe pse ende nuk e krijuar partinë e re të paralajmëruar,  as iu ka bashkuar Vetëvendosjes, pretendon të bëhet kryetare në detyrë sipas funksionit, nëse kryetari Thaçi arrestohet nga Gjykata Speciale. Aktualisht ajo është duke e pritur këtë moment, për të cilin e ka trimëruar sidomos Glauku i Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …