Kryekuvendarja Osmani takohet me ambasadorin e sa po emëruar hungarez në Kosovë, Jozsef Bencze

Kryekuvendarja Osmani takohet me ambasadorin e sa po emëruar hungarez në Kosovë, Jozsef Bencze

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorin e sa po emëruar hungarez Jozsef Bencze. Në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Kryetarja Osmani ka thënë potencuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve datojnë jo vetëm nga vitet e 90-ta, në kohën e presidentit Rugova, porse edhe nga përpjekjet e përbashkëta historike. Ajo ka thënë se Hungaria është një prej shteteve që e ka mbështetur në vazhdimësi Kosovën dhe ka shfaqur shpresën se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej. U përmend bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve në sferën ekonomike, kulturore dhe atë të arsimit, me zotimin se do të rritet intensiteti i këmbimit të studentëve ndërmjet të të dy shteteve. Në këtë kontekst, u diskutua për bashkëpunimin ndërparlamenatar ndërmjet Kosovës e Hungarisë dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet të të dy shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …