Rama Vucic

Kryeministrat: Rama dhe Vuçiq kanë hapur Forumin e Sigurisë në Beograd

Sot, në Beograd,  ka filluar Forumi i Sigurisë, të cilin  e kanë hapur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në hapje ka thënë se procesi i euro-integrimeve është rruga e modernizimit të shoqërisë dhe më i rëndësishëm nga vetë anëtarësimi në BE, sepse ai ndihmon në ndërtimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe funksionimin e demokracisë. Njerëzit në këtë rajon kanë mendime të ndryshme për Uashingtonin, Brukselin, Moskën, por ata duhet të kuptojnë se nuk kanë mekanizëm tjetër, që do të na mundësojë që përgjithmonë të shmangemi nga rruga e historisë, e cila nuk na shkon përdoresh dhe që më në fund, të modernizohemi e të jetojmë në epokën bashkëkohore, ka thënë Rama. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka specifikuar   se qëllimi kryesor i Serbisë është anëtarësimi në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …