Mjeku, Rifat Latifi, do të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës

Kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi paraqitën masat e reja Anti-COVID

Kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi paraqitën sot masat e reja Anti-COVID. Ai njoftoi se nga nesër, qytetarët duhet të paraqesin dëshminë se janë të vaksinuar, apo testin negativ të COVID-19 nëse duan të shfrytëzojnë transportin publik dhe privat. “Për të evituar mbingarkesën spitalor, mbylljen e shkollave dhe të ekonomisë, punonjësve të institucionet publike dhe private, udhëtarët që shërbehen me transport publik dhe privat, nxënësit dhe studentët, shfrytëzuesit e qendrave tregtare dhe gastronomisë, do t’u kërkohen dëshmitë si vaksinimi i plotë dhe i pjesshëm, bashkë me të rezultatin negativ të PCR”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.. Ai shtoi më tutje se mbajtja e maskës do të vazhdojë të mbetet obligative dhe se kufizimi i lëvizjes vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 5 të mëngjesit, me përjashtim të rasteve të veçanta. Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti theksoi se masat e reja të marra nga Qeveria e Kosovës, janë të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe konkretisht variantit të ri Omicron. Ai theksoi më tutje se rreziku i një vale të re në javët dhe muajt në vazhdim, na detyron të rrisim vigjilencën tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …