Vetëvendosja e Albin Kurtit, është përfshirë edhe zyrtarisht në garën për pushtet në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Albin Kurti krekoset se Kosova për herë të parë, paska Qeveri pa kurrfarë lidhje me krimin e organizuar

Kryeministri Albin Kurti tha se për herë të parë, Kosova ka Qeveri pa kurrfarë lidhje me krimin e organizuar dhe pa frikë ndaj tij, ndërkohë që kritikoi prokurorët e gjyqtarët. Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë në festën e fundvitit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Përkundrazi, tash pra është krimi i organizuar, në veri e në jug, që tmerrohen nga qeveria: ose ikin ose dorëzohen.  Vetëm sikur edhe prokurorët sikur t’i kishim pak më të guximshëm edhe gjyqtarët t’i kishim pak më punëtorë, nga kampionë ballkanikë siç jemi do të mund të bëheshim kampionë evropianë”, tha Kurti. Krekosja naive e Kurti demantohet me sa e sa fakte për korrupsion të zyrtarëve të tij, të bashkë-partiakëve të  si Martin Berishaj të drejtori të KEK-ut, të shpërndarësve të drogave e sa e sa të tillë, të disa minstrave me aktakuza që i ikin gjykimeve, nuk shkojnë në seanca dhe i shtyjnë rastet derisa të vjetrohen, të disa deputetëve që kishin marrë pjesë  në fkalëvënien e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …