Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ndodhet para dilemës: Ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtimin e saj, nuk parasheh zgjidhje tjetër

Kryeministri,  Albin Kurti,  nuk parasheh zgjidhje të mirë lidhur me situatën aktuale të krizës  më të rëndë energjetike në të cilën gjendet Kosova. “Ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë”, ka shkruar Kurti. Sipas tij janë dy faktorë të brendshëm që na kanë sjellë në këtë krizë. Mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, me planifikim të sektorit energjetik për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme, si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Së dyti, korrupsioni qeveritar që kulmoi me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit për vetëm 26 milionë euro”, ka shkruar Kurti, i stresuar me gjendjen e rëndë energjetike në vend,  për të cilën fajëson të gjitha qeverisjet e kaluara, por nuk pranon të flasë për ofertën amerikane, lidhur me furnizimin me energji, të cilën e ka refuzuar.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …