Mevlut Çavushoglu: Izreali dhe Amerika janë dy shtetet e vetme që po i përkrahin hapur protestuesit në Iran

Ministri turk, Mevlüt Çavuşoğlu, foli lidhur me takimet që parashikohen të zhvillohen mes Armenisë e Turqisë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushoğlu, lidhur me takimet që parashikohen të zhvillohen mes përfaqësuesve të posaçëm të Armenisë dhe Turqisë, tha se “Sipas përshtypjes sonë, mbledhja e parë, është një dëshirë e Armenisë në këtë drejtim, do të mbahet në Moskë”, raporton Anadolu Agency. Çavushoğlu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në mbledhjen për vlerësimin e politikës së jashtme të vitit 2021 në selinë e Ministrisë. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse është përcaktuar kalendari i takimeve të përfaqësuesve të posaçëm që kanë emëruar Turqia dhe Armenia, ai tha se përfaqësuesit duhet të përcaktojnë një datë për një takim kokë me kokë. “Sipas përshtypjes sonë, mbledhja e parë, është një dëshirë e Armenisë në këtë drejtim, do të mbahet në Moskë”, u shpreh ai. Ministri turk vuri dukje se fluturimet çarter të ndërsjella mes dy vendeve do të fillojnë së shpejti, duke theksuar se duhet të vendosen kontakte të drejtpërdrejta, përfshirë vizitat e ndërsjella, ndërmjet Armenisë dhe Turqisë dhe të përcaktohet një udhërrëfyes për hapat që do të ndërmerren për normalizimin e marrëdhënieve. (AA)

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …