Kryeministri, Kurti

Kryeministri Albin Kurti, sot në Kuvendin e Kosovës propozoi t’i takojë nesër përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së

Kryeministri Albin Kurti, sot në Kuvendin e Kosovës propozoi t’i takojë nesër përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së. Pas kësaj, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se Kurti duhet t’i takojë menjëherë veteranët. Nëse thua sot, vetëm sot, vetëm tash, kjo do të kishte kuptim të hënën”, tha Kurti, pasi theksoi se atë ditë u miratua projektligji për përcaktimin e pagës minimale, nga i cili u lanë jashtë veteranët. Kryeministri iu tha deputetëve të opozitës që të mos flasin në emër të protestuesve. Kurti tha se vetë kishte organizuar protesta, prandaj iu tha opozitarëve se “nuk jeni në situatën ku isha dikur unë”. Duhet të shpifësh diçka që të më kritikosh”, i ka thënë Albin Kurti, deputetit të AAK-së. Bekë Berisha. Ndërkohë kryeministri Kurti ka thënë se do të anulojë pjesëmarrjen në Forumin e Prespës dhe do t’i takojë veteranët bashkë me ministrin Murati dhe deputetin Armend Muja, për t’i shqyrtuar kërkesat e tyre për të cilat po protestojnë. Veteranët kanë kërkuar që bisedimet me Kurtin të zhvillohen sot.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …