Enver Dugolli: Gjykata Speciale me ka njoftuar se do ta shqyrtojë kërkesën time për hetim të masakrës së Dubravës

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli merr edhe pension 10 mijë e 476 euro nga FSK-ja, aty ku merr pagë mujore 1000 euro në muaj edhe djali i tij

Agjencia  Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se në mesin e deputetëve që ka të ardhura të majme, përveç pagës së Kuvendit, është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli. Dugolli, i cili është prej deputetëve më të zëshëm jashtë sallës së Kuvendit dhe ka arsyetim për çdo skandal të Qeverisë Kurti, përveç pagës së Kuvendit prej 19 mijë e 3 euro në vit, ka deklaruar se merr edhe pension vjetor nga Forca e Sigurisë së Kosovë në vlerë 10 mijë e 476 euro. Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, i cili është shprehur kundër tërheqjes së parave nga TRUSTI Pensional, në vitin e kaluar ka tërhequr nga kursimet pensionale 2 mijë e 976 euro. Pension të parakohshëm nga FSK, që dikur ishte edhe TMK, merr edhe gruaja e Dugollit që punon në PTK. Ajo merr pension 1 mijë e 957 euro nga FSK dhe pagë vjetore 7 mijë e 200 euro. Në FSK atij i punon edhe një familjarë që merr pagë 9 mijë e 84 euro në vit.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …