Kryeministri, Edi Rama, bëri homazhe në ditën e Dëshmorëve të Atdheut, në Shqipëri

Dita e Dëshmorëve të Atdheut në Shqipëri, duke filluar me ceremoninë zyrtare të homazheve u ,bajt sot në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”, në Tiranë një ngjarje të rëndësishme për historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishin të pranishëm në ceremoni për të nderuar dëshmorët e luftës për liri dhe pavarësi. Zyrtarë të shtetit dhe politikës do të vendosin kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, duke shprehur respektin dhe nderin për ata që dhanë jetën e tyre në luftën antifashiste. Ky akt nderimi po kryhet në Ditën e Dëshmorëve, që daton që nga viti 1942, dita kur u vra Qemal Stafa nga fashistët, duke u bërë simbol i rezistencës kundër pushtuesve. Historikisht, populli shqiptar ka kujtuar dhe nderuar dëshmorët e tij përmes këngës epike dhe trashëgimisë së historisë së tyre, ndërsa pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, është bërë një përpjekje për të ndërtuar një status ligjor për dëshmorët e atdheut. Në këtë ditë të rëndësishme, vendi po reflekton mbi kontributin e tyre dhe rëndësinë e luftës për liri dhe pavarësi. Ceremonia e homazheve në varrezat e Dëshmorëve të Kombit është një mënyrë për të nderuar dhe përjetësuar kujtimin e tyre në kujtesën kombëtare. (TCH).

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …