Bashkim Ramosaj: Pa sakrificën e dëshmorëve, Kosova nuk do ta kishte lirinë dhe nuk do të ishte shtet

Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se kjo komunë dha njerëz të devotshëm për lirinë e Kosovës, prandaj sipas tij, është obligim i yni për një zhvillim ekonomik të Deçanit dhe Kosovës.  Në seancën solemne në përkujtim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit nga kjo komunë, kryetari Ramosaj, është shprehur se pa sakrificën e dëshmorëve, Kosova nuk do ta kishte lirinë dhe nuk do të ishte shtet.  “Ne na bënë shumë nder, sepse jemi të kësaj komune, e kjo komunë ka pasur shumë njerëz të devotshëm në këtë përkushtim, dhe ka pasur njerëz të gatshëm për të vdekur për këtë vend. Pa këto rënie heroike, pa këtë çmim, nuk kishim ardhur deri tek liria, nuk kishim mundur as me e pas shtetin. Nderi për neve është edhe obligim, edhe krenaria duhet të jetë obligim. Obligimi më i madh që ne sot e kemi brezi jonë, që dikur i kemi pasur bashkëluftëtarë që i kujtojmë sot, është obligimi për një zhvillim ekonomik të këtij qyteti e shteti. Unë jam i sigurt, që kjo trashëgimi, përpos brezit tonë, do të respektohet dhe nderohet përjetësisht nga të gjithë pasardhësit derisa kjo botë të ekzistojë”, ka thënë Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …