Kryeministri Edi Rama, ka përkujtuar Hoxhë Kadri Prishtinën, në përvjetorin e tij të vdekjes

Kryeministri Edi Rama, ka përkujtuar Hoxhë Kadri Prishtinën, në përvjetorin e tij të vdekjes

Në një postim të tij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar se “Shqipëria është fatlume që klerikët myslimanë, intelektualë e atdhedashës i ka pasur të shumtë. Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të dijetarit të madh islam dhe patriotit e vizionarit mbarëkombëtar, Hoxhë Kadri Prishtinës, kjo e vërtetë e madhe që na bën krenar duhet rithënë për t’ua transmetuar brezave që përballen sot me lloj-lloj falsifikimesh historike e ideologjike”, ka shkruar Rama. “Komiteti Mbrojtja kombëtare e Kosovës nuk ishte më e pakta vepër që Hoxhë Kadriu la në histori; gazetat që botoi në Shkodër dhe veprimtaria pedagogjike, e bëjnë atë një nga personalitetet më të spikatura të historisë sonë kombëtare”, ka shtuar më tej Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …