leoni

Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste foli për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komentit të Qiriako Micotakisit për vizitën e tij në Athinë, më 12 maj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas komentit të  Qiriako Micotakisit  për vizitën e tij në Athinë,  më 12 maj. Mitsotakis ka theksuar se Edi Rama nuk është i ftuar i qeverisë, por ne  nuk e pengojmë dot vizitën. Kryeministri Rama ka shkruar me këtë rast se është mjaft befasuese të dëgjosh deklaratat e opozitës greke, ndërkohë që mund ta kuptoj plotësisht perspektivën e përcjellë nga kryeministri grek. Megjithatë, siç theksoi me të drejtë kryeministri Mitsotakis, Greqia mbetet një vend demokratik ku liderë nga vende të tjera demokratike mund të vizitojnë, të takohen me bashkatdhetarët e tyre dhe t’i lavdërojnë ata për punën e tyre të palodhur dhe kontributet e çmuara që ata japin jo vetëm për vendin ku ata jetojnë, por edhe në atdheun e tyre. Vizita ime e ardhshme në Athinë të dielën, më 12 maj nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, por që nuk janë në axhendën e qeverisë shqiptare. Kjo vizitë është pjesë e një serie vizitash të planifikuara prej kohësh në disa vende evropiane, përfshirë Athinën, për t’u angazhuar me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe për të ndarë krenarinë e Shqipërisë  për Shqipërinë e  vitit 2030.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …