Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Në shenj përkrahjeje për Hashim Thaçin dhe krerët e luftës që po mbahen në burg nga Gjykata Speciale ka udhëtuar për në Hagë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai  sot vizitoi ish-kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi në burgun e Hagës, në Sheveningen. Vizita e Ramës mund të konsiderohet si një ndër vizitat më interesante që një kryetar qeverie ka zhvilluar në historinë e angazhimeve dhe aktiviteteve politike. Kryeministri, Edi Rama shoqërohej nga ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Qëllimi i vizitës së Ramës ishte për të mësuar më shumë në lidhje me aktakuzat e  reja të Prokurorisë Speciale kundër  Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …