leoni

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Nuk e kam besuar se do të akuzohem me akuza të mbështetura në gënjeshtrat e Serbisë, më vjen turp që jetoj në këtë kohë

Zëdhënësi i UÇK-së gjatë luftës dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot në seancën dëgjimore  para Gjykatës Speciale u deklarua i pafajshëm, ndërsa e vazhdoi fjalën e tij kur gjykatësi Nicolas e pyeti nëse e ka marrë aktakuzën e re dhe nëse i ka lexuar akuzat. Jakup Krasniqi tha: I nderuari gjyqtar, zonja dhe zotërinj të të gjitha segmenteve të drejtësisë që jeni të thirrur të mbroni dhe të bëni drejtësi, kërkoj që të më kuptoni drejt. Gjatë gjithë jetës sime kam qenë njeri me integritet më mënyrën më të qartë në raport me më të fortin, por për më të dobëtin kurrë nuk kam shfaqur as shenja egërsie e as përbuzje, veç dhembshurisë njerëzore. Padrejtësisë, sado e rrezikshme të ishte dhe është edhe sot, nuk i jam përgjigjur me heshtje asnjëherë”, tha fillimisht Krasniqi. Nuk e kam besuar  kurrë që do të akuzohem  me akuza të mbështetura në gënjeshtrat e Serbisë dhe për këtë më vjen turp që jeton në këtë kohë. Mbase jam gabim, por kurrë nuk kisha besuar po të mos ishte ky rast se juristë të shkulluar në vendet me demokraci liberale, me traditë, që pretendojnë se punojnë në një sistem të drejtësisë kredibile, për të bërë drejtësi standarde, guxojnë të ngrehin një akuzë që mbështetet vetëm e vetëm mbi bazën e gënjeshtrave të Serbisë dhe e cila cenon rëndë lirinë, jetën e të drejtën e individit, e madje e godet në palcë të kurrizit të drejtën e një populli për liri e shtetndërtim me një padrejtësi të madhe, tha mes tjerash, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …