Jakup Krasniqi: Ta ruajmë fitoren si sytë e ballit

Jakup Krasniqi; Po jetojmë në kohën e një lloj homo-sapiensi që ua shkatërron jetën njerëzve e familjeve që guxuan të luftojnë për jetën në liri

Zëdhënësi i UÇK-së gjatë luftës dhe ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot në seancën dëgjimore  para Gjykatës Speciale u deklarua i pafajshëm, ndërsa e vazhdoi fjalën e tij, në kohën kur gjykatësi Nicolas e pyeti nëse e ka marrë aktakuzën e re dhe nëse i ka lexuar akuzat.

Jakup Krasniqi tha: I nderuari gjyqtar, zonja dhe zotërinj të të gjitha segmenteve të drejtësisë që jeni të thirrur të mbroni dhe të bëni drejtësi, kërkoj që të më kuptoni drejt. Gjatë gjithë jetës sime kam qenë njeri me integritet më mënyrën më të qartë në raport me më të fortin, por për më të dobëtin kurrë nuk kam shfaqur as shenja egërsie e as përbuzje, veç dhembshurisë njerëzore. Padrejtësisë, sado e rrezikshme të ishte dhe është edhe sot, nuk i jam përgjigjur me heshtje asnjëherë”, tha fillimisht Krasniqi. Nuk e kam besuar  kurrë që do të akuzohem  me akuza të mbështetura në gënjeshtrat e Serbisë dhe për këtë më vjen turp që jeton në këtë kohë.

“Sot po i them disa fjalë. Mbase jam gabim, por kurrë nuk kisha besuar po të mos ishte ky rast se juristë të shkolluar në vendet me demokraci liberale, me traditë, që pretendojnë se punojnë në një sistem të drejtësisë kredibile, për të bërë drejtësi standarde, guxojnë të ngrehin një akuzë që mbështetet vetëm e vetëm mbi bazën e gënjeshtrave të Serbisë dhe e cila cenon rëndë lirinë, jetën e të drejtën e individit, e madje e godet në palcë të kurrizit të drejtën e një populli për liri e shtet-ndërtim me një padrejtësi të madhe. Mua më vjen turp që po jetoj në këtë kohë të këtij lloj homo-sapiensi që me kaq lehtësi ua shkatërron jetën njerëzve dhe familjeve që guxuan të luftojnë për jetën në liri, për demokracinë e pavarësinë”, tha Krasniqi.

Nuk besoj se në botë ka pasur një regjim të tillë kriminal e gjenocidal sa e si ishte regjimi i Millosheviqit, regjim  të cilit nuk po i mungon as qimja e flokut”.

“Luftërat dhe padrejtësitë nuk janë vepra të të virtytshme, por kjo e fundit nuk vlen për luftërat për jetë, për liri e për çlirim”, theksoi Krasniqi. Në fund të fjalimit, ai tha se i ka lexuar akuzat e reja dhe se nuk i kupton, pasi theksoi se nuk ka bërë asnjë krim. Këtu, Krasniqi kërkoi që gjyqi të fillojë sa më shpejt.

“Unë z. gjyqtar, i kam lexuar dokumentet, aktakuzën, edhe këtë shtesën e fundit, dhe mund të them me bindje të plotë se e kam të vështirë ta kuptoj edhe aktakuzën e parë, edhe vazhdimin, pasi jam i bindur se vepra të tilla kurrë nuk kam kryer në jetën time. Prandaj deklarohem krejtësisht i pafajshëm. Dhe natyrisht kërkojmë që gjyqi të shpejtohet dhe të mos na mbani kaq gjatë në paraburgim”, tha sot para Gjykatës Speciale, Jakup Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …