Kryeministri, Edi Rama me tone të ashpra, iu ka përgjigjur akuzave të opozitës për projektin e Portit të ri të Durrësit

Kryeministri, Edi Rama me tone të ashpra, iu ka përgjigjur akuzave të opozitës për projektin e Portit të ri të Durrësit

Nga foltorja në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Edi  Rama tha se opozita po tjetërson shifrat, pasi  shteti shqiptar nuk po i fal asnjë metër tokë investitorit në Durrësit. Rama tha se për herë të parë shteti është ortak me një investitor të huaj dhe kompania e cila  është e regjistruar, jo offshore. Muhamed Al-abbari, është investues i njohur botërisht dhe ndaj një personaliteti të tillë nuk mund të ngrihen akuza. Opozita po i lyen shifrat  me gjuhën e urrejtjes së tyre. Kështu këmbëngulin mufot dhe çufot. Ne nuk po falim asgjë, asnjë metër tokë. Shteti për herë të parë është ortak me një investitor të huaj, i cili do të investojë të paktën  2 miliardë euro. Turpin këta të paudhë e kanë ngrënë me bukë. Taksat na qenkan falur të tëra, janë 1.miliard e 600 milionë euro që shteti do të përfitojë. Ndërkohë edhe  kompania Igle Hills është e regjistruar, nuk është offshore. Nuk është EMAR thonë prandaj është ky është mashtrim, duke mos pasur asnjë lloj cipe që këtu nuk më akuzojnë mua, por akuzojnë për mashtrim një personalitet të ekonomisë globale, i cili është në të drejtën dhe në lirinë e tij të vijë në Shqipëri me një kompani fringo të re, siç ka shkuar edhe në shumë vende të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …