Brickos

Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se sot e ka liruar nga detyra ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalon

Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se sot e ka liruar nga detyra e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalon

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot ka marrë vendim që ta lirojë nga detyra ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. “Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës. Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”, ka shkruar Haradinaj. Kujtojmë se shkarkimi i ministrit të Bujqësisë ka qenë kërkesë e PSD-së si kusht për ta votuar Buxhetin e shtetit për vitin 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …