Kryeministri Haradinaj, ka pranuar mesazh urimi për festat e fundvitit nga kryeministrja britanike, Theresa May

Haradinaj ka pranuar mesazh urimi për festat e fundvitit nga kryeministrja britanike, Theresa May

Kryeministri Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm ka pranuar urime për festat e fundvitit nga Kryeministrja Britanike, Theresa May. “Tani kur po hyjmë në dekadën e dytë të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale me Britaninë e Madhe, më shumë se kurrë ekziston vullneti i ndërsjellë për fuqizimin e miqësisë dhe intensifikimin e partneritetit ndërmjet popujve dhe shteteve tona”, ka shkruar Haradinaj. Ai tutje ka treguar edhe për urime të pranuara nga liderë të tjerë botërorë. “Poashtu, falënderoj homologun tim hungarez Viktor Orban, anëtaren e Komisionit Europian Violeta Bulc dhe ambasadorin japonez në Austri Kiyoshi Koinuma, për urimet e përzemërta”, shkruan i pari i ekzekutivit.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …