Kryeministri Haradinaj, ka pritur sot në një takim lamtumirës ministren, Albena Reshitaj

Kryeministri Haradinaj, ka pritur sot në një takim lamtumirës ministren, Albena Reshitaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka pritur sot në një takim lamtumirës ministren, Albena Reshitaj të cilën e ka falënderuar besnikëri dhe korrektësi ndaj detyrës shtetërore.

“Ministrja e deritashme e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale, i ka sherbyër me devotshmëri Republikës së Kosovës, në këtë periudhë të qeverisjes. Prita sot në takim lamtumirës ish ministren Reshitaj, të cilës ia shpreha falemnderimin tim, për besnikëri ndaj detyrës shtetërore dhe për punën korrekte në ministrinë përkatëse. Duke i dëshiruar suksese në karrierë, Albena Reshitajt i ofrova bashkëpunim edhe në të ardhmen, në shenjë respekti të personalitetit dhe profilit të saj profesional dhe politik”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …