Kryeministri Haradinaj pranon letër falënderimi nga ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albrigh

Kryeministri Haradinaj pranon letër falënderimi nga ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright

Ish sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Madeleine Albright i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Dërgimin e letrës nga Albright, Haradinaj e ka bërë publike nëpërmjet rrjetit social. Ish-sekretarja Albright është ikonë e paqes dhe gruaja që ka ëbrë shumë për Kosovën, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj. “I nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, që rikonfirmon edhe njëherë miqësinë speciale që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish Sekretarja Albright, është ikonë e paqes dhe gruaja që bëri shumë për shtetin e Kosovës. Mirënjohës përjetë për përkrahjen dhe kujdesin që ish Sekretarja Albright dhe Amerika kanë treguar për vendin tonë! Amerika është aleati ynë i përhershëm dhe ne jemi të bekuar që jemi në rreshtin e tyre!

Kontrolloni gjithashtu

Atifete Jahjaga i uron sukses Justina Shiroka-Pulës, ofron mbështetje për të mirën e vendit i uron sukses Justina Shiroka-Pulës

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një takim me presidenten e vendit, Justina Shiroka-Pula, …