Ramush Haradinaj: Kushtetua e Kaçanikut është nga më të avancuarat në rajon për rrethanat kohore e pafajshme, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre

Kryeministri Haradinaj, pranon se shtetet e Quint-it me presion e detyruan Qeverinë që të japë dorëheqje

Kryeministri, në detyrë, Ramush Haradinaj, duke folur rreth tarifës 100 për qind të vënë ndaj produkteve serbe, tha se shtetet e Quint-it me presion e detyruan Qeverinë që të japë dorëheqje. Haradinaj, i cili në një konferencë për media në fund të korrikut dha dorëheqje me arsyetimin se është ftuar për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmend presionin e ndërkombëtarëve ndaj qeverisë së tij. Vendet mike të Kosovës  me presion e detyruan qeverinë të jap dorëheqje. “Vendet e QUINT-it, SHBA, Britania, Franca, Gjermania e Italia janë aleatë të Kosovës por edhe të interesuar për marrëdhënie te mira me Serbinë e zgjidhjen e problemit, duhet ta kuptojnë që nuk ka hapësirë më as të i bëhet presion Kosovës, ata me presion e detyruan qeverinë të jap dorëheqje.  “Nuk jam që t’i përfillim këto kërkesa të tilla, ne jemi vend sovran dhe e kemi versionin tonë si të merremi vesh me Serbinë”, ka shtuar Haradinaj. Kreu i AAK-së akuzon liderët e partive të tjera se publikisht po shprehen kundër heqjes së tarifës ndërsa në dyer të mbyllura po premtojnë heqjen e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” nga Liria ka Emër: thirrje për pjesëmarrje masive më 17 shkurt

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj …