Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e HENDIKOS-it

Kryeministri, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e HENDIKOS-it, të prirë nga Afrim Maliqi. Ata i shfaqën atij falënderimet e tyre, se ishte Haradinaj politikani i parë i cili i kishte pranuar në zyrë dhe kishte biseduar për hallet e tyre dhe, po ashtu Haradinaj është kryeministri i parë që i pranoj në Kryeministri. Përfaqësuesit e HENDIKOS-it kërkuan nga kryeministri që të ushtrojë ndikimin e tij në bazë të kompetencave kushtetuese e ligjore që të zbatohet Ligji për Paraplegjikët dhe Tetraplegjikët, i cili mundëson një pagë minimale për personat ndihmës të kësaj kategorie të personave me nevoja të veçanta, që kushtet e tyre jetësore të përafrohen me ato në rajon. Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se shteti duhet t’i garantojë ata që në tregun ekonomik nuk hyjnë në kushte të barabarta, për shkak të nevojave të veçanta.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …