Policia e Shqipërisë, me kërkesë të Policisë së Kosovës ndaloi në Durrës, veprimtarin dhe ish të burgosurin politik, Sadri Ramabaja

Policia e Shqipërisë, me kërkesë të Policisë së Kosovës ndaloi në Durrës, veprimtarin dhe ish të burgosurin politik, Sadri Ramabaja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për mediet  se kanë marrë njoftim nga Policia e Shqipërisë për ndalimin e të dyshuarit,  Sadri Ramabaja. Mund të konfirmojmë se personi me inicialet S. R. shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Shqipërisë në pikën kufitare dalëse të Durrësit. Këto informacione Policia e Kosovës i ka siguruar nga autoritet e Shqipërisë, me të cilët është në kontakt për procedura të mëtutjeshme lidhur me rastin, thuhet në një njoftim për mediet. Ditë më parë avokati dhe ish lideri komunist i Kosovës në kohën e regjimit të Titos, Azem Vllasi ka njoftuar opinionin se tre anëtarë të Vetëvendosjes janë të dyshuar  se qëndrojnë prapa atentatit kundër tij,  më 13 mars të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …