Kryeministri Haradinaj thotë se Mitrovica dikur ishte shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik ndërsa tani është lënë anash

Kryeministri Haradinaj thotë se çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin e djeshëm në Burim ndaj autobusëve me pelegrinë serbë. Haradinaj ka thënë se ky sulm është i papranueshëm dhe i dënueshëm pa marrë parasysh kryerësit ose motivet. “Sulmi në Istog, ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, pa marrë parasysh kryerësit apo motivet”, ka shkruar ai. Tutje, Haradinaj ka kërkuar nga mekanizmat e zbatimit të ligjit t’i identifikojnë sulmuesit dhe t’i sjellin para drejtësisë. “Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet dhe çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe si i tillë është në dëm të Republikës sonë! Kërkoj nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …