Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Kryeministri Haradinaj thotë se të gjitha kërkesat që i ka marrë nga Partia Social Demokrate janë legjitime

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth kërkesës së PSD-së për shkarkimin e ministrit të bujqësisë, Nenad Rikallo. Ai tha se do të trajtohet kjo kërkesë me seriozitet dhe se është legjitime. “E kam thënë që të gjitha kërkesat që i kam marrë prej PSD-së janë legjitime. Të gjitha kërkesa kanë legjitimitet. Jemi në proces të temave të tjera, ata e dinë afatet kohore se si do të veprojnë unë nuk muj me fol për angazhimet e tjerëve”, deklaroi Haradinaj. Ai foli edhe për letrën që i ka dërguar kryeministrja e Serbisë , kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku ka kërkuar tërheqjen e njohjes për Kosovës.“Nuk i ka ardh marre me i dërgu letër as Shqipërisë”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …