Kryeministri Haradinaj ka uruar veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryeministri Haradinaj: Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës kontribuon në sigurinë rajonale

Në prag të “Ditës së Forcës”, Qeveria e së Kosovës është e bindur dhe krenare për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Rruga e ndjekur e institucionit dhe pjesëtarëve të FSK-së është rrugë e bazuar në përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, që e ka bërë këtë forcë organizatën më të besueshme në vend.  Sot, FSK është profesionale, multietnike, si dhe e trajnuar mbi standardet dhe parimet demokratike të forcave të sigurisë.  Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit Ramush Haradinaj përmes një komunikate dërguar mediave. Sipas Haradinajt, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës  është proces që garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjitha komuniteteve, si dhe kontribuon në sigurinë rajonale.

“Procesi do të jetë një sukses i garantuar dhe i sigurt, me përfshirje maksimale të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Suksesi në integrimin e komuniteteve joshumicë në FSK është plotësisht i dukshëm: në total, 10.07 për qind e pjesëtarëve të FSK-së janë nga komunitetet joshumicë, ndërsa nga komuniteti serb janë 4.2 për qind e pjesëtarëve të FSK-së”, thekson Haradinaj.

“Forcat e Armatosura të Kosovës do të kenë në fokus përfshirjen e vazhdueshme të komuniteteve, me synimin e rritjes së numrit të tyre. Në periudhën në vijim, do të intensifikojmë përpjekjet gjithëpërfshirëse për të arritur transformimin në Forca të Armatosura”,  ka theksuar ndër të tjerash kryeministri, ku ka  uruar pjesëtarët e FSK-së dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për “Ditën e Forcës”, duke qenë i bindur se Kosova do të thellojë kontributin e vet në sigurinë rajonale dhe me gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …