Kryeministri Haradinaj: Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tjerë janë shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit

Kryeministri Haradinaj: Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tjerë janë shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe pranë shatorës se heroit të kombit Zahir Pajazitit me rastin e ditëlindjes se tij të 57-të. Ai ka thënë se Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tjerë janë shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit. “Sot, në ditëlindjen e 57- të Zahir Pajazitit, heroit tonë që zë vend meritor në historinë e lavdishme të vendit, për të nderuar me përulje figurën e tij. Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tjerë janë shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve. Ideali i Zahirit do të jetë gjithmonë pikëmbështetje e vizionit tonë për Kosovën”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …