Kryeministri Hardinaj takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e BE-së, Apostolova

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të përbashkët, ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Nataliya Apostolova. Kryeministri Haradinaj gjatë takimit ka informuar ambasadorët dhe shefen e Zyrës së BE-së lidhur me angazhimin e Qeverisë për sundim të rendit dhe ligjit në veri, si dhe veprimet e ndërmarra për furnizim të qytetarëve të asaj ane me artikuj të nevojshëm. Qeveria e Kosovës mbron qytetarët në veri, duke hapur pikat shitëse në bashkëpunim me bizneset kosovare. “Në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit në Republikën e Kosovës dhe pas konsultave me të gjitha institucionet përkatëse, kemi organizuar hapjen e pikave të përkohshme shitëse me pakicë në veriun e vendit”, ka thënë kryeministri në këtë takim, duke shtuar se Qeveria e vendit, mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për gjithë qytetarët e saj, pa dallim.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …