Shqipëria dhe Kosova me marrëveshje ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se në Tiranë bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajn kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim strategjik në mes dy ministrive të Punëve të Jashtme. Sipas ministrit  Pacolli me këtë synojnë që Kosova dhe Shqipëria të zhvillojnë një politikë të bashkërenduar në fushat strategjike të rëndësisë kombëtare në politikën e jashtme, “Kosova dhe Shqipëria do të bashkërendojnë nga afër politiken e jashtme, do të krijojnë misione të përbashkëta diplomatike dhe do të ndajnë stafin dhe përvojën për zbatimin e interesave tona kombëtare. Ky është një hap i madh përpara për të ardhur së bashku në skenën botërore dhe për të vepruar si një komb”, ka shkruar Pacolli.

Ndërkaq ministri Cakaj ka thënë se kemi vendosur ngritjen e grupit ndërministror për përfaqësim të përbashkët ndërkombëtar, me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve politike në terrenin ndërkombëtar dhe marrjen e detyrimeve konkrete për përfaqësim të njëra-tjetrës, sipas vlerësimeve të përbashkëta veçanërisht në organizata ndërkombëtare.

Veçanërisht Republika e Shqipërisë nga sot e tutje merr përsipër jo thjesht afirmimin deklarativ por edhe përfaqësimin e drejtpërdrejtë, mbrojtjen konkrete dhe afirmimin pa kushte të qëndrimeve zyrtare të Republikës së Kosovës në të gjitha instancat ndërkombëtare .

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …