Kryeministri, Avdullah Hoti do të marr pjesë në samitin e partneritetit të Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit pritet të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe udhëheqësit e Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Qëllimi i samitit është lehtësimi dhe promovimi i hapave konkretë drejt integrimi ekonomik rajonal, që mund të stimulojë rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19, të forcojë konkurrencën afatgjatë dhe të rris atraktivitetin për investitorët. Këtë samit e organizon Këshilli Atlantik, ndërsa marrin pjesë liderë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Samiti mbahet të mërkurën, më 29 korrik, përmes platformës ZOOM. Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Këshillit Atlantik.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …