Avdullah Hoti thotë se kanë punuar aq shumë sa që një qeveri për një mandat të plotë nuk do të mund të punonte

Kryeministri Hoti, ka falënderuar deputetët e Kuvendit për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar deputetët e Kuvendit për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike. Ai ka thënë se nga ky projektligj, qytetarët do ta ndjejnë përkrahjen direkte të qeverisë. “U jam mirënjohës dhe u falënderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike të Qeverisë së Kosovës. Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga epidemia ka shkruar,  Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …