leoni

Hoti

Hoti: Marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, obligative dhe marrëveshje pa njohje reciproke nuk do të këtë

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se Kosova dhe Serbia janë në proces të dialogut dhe se presin që dialogu të zhvillohet vetëm në parimet e arritura deri më tani, pra pa ndonjë ndryshim. “Nuk preket sovraniteti i Kosovës dhe marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, obligative, ose një marrëveshje e tillë, ose s’ka fare”, tha Hoti. Ai poashtu deklaroi se Kosova dhe Serbia vazhdojnë si dy vende fqinje, kjo është ajo që mund të thotë. “Pra Asociacioni ka marrë dikur përgjigje, është vendosur dikur për këtë çështje. Në vitin 2013 kur është dhënë përgjigja me 2/3 në Kuvend, pra kjo çështje më s’do të hapet, është kry një obligim i shtetit të Kosovës karshi këtij Asociacioni. Marrëveshja zyrtare nëse arrihet atëherë arrihet pa u prekur territori i Kosovës dhe s’ka kompetenca të tilla Asociacioni. Ka pasur edhe deklarime publike edhe nga BE-ja lidhur me këto çështje”,përfundoi Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ ju ka dhënë një javë afat partive politike për të formuar koalicione

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju ka dhënë një javë afat partive politike për të formuar …