Sot rreth orës 17.00, në Ohër, përfundoi takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet të ulen sërish në tavolinën e bisedimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq duhet të ulen sërish në tavolinën e bisedimeve. Marrëveshja për të cilën ata qenë marrë vesh, ende konsiderohet shumë e rëndësishme  nga Amerika dhe BE-ja dhe ajo duhet të  zbatohet brenda këtij viti. Amerikanët presin që në drejtim të shtendosjes  të situatës të ketë lëvizje të reja në shtator. Ndërsa ambasadori francez në Prishtinë është i mendimit që një takim i ri i nivelit të lartë duhet të organizohet “në fillim të vitit shkollor”. Kosova thotë se është duke e zbatuar një marrëveshje të cilën iu desh ta arrinte me Bashkimin Europian për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Pasi e mori ndëshkimin e bllokut evropian dhe më pas u pajtua për një plan shtensionimi, kryeministri Albin Kurti mund të ulet në shtator përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në një rikthim në dialogun e ndërprerë nga tensionet në veri që u përshkallëzuan deri në dhunë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, paralajmëroi bashkëpunim me opozitën për të mbajtur zgjedhjet

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka paralajmëruar bashkëpunim me opozitën për ta çuar …