Brickos

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Qeveria që drejton e ka prioritet parësor fuqizimin e rendit dhe të ligjit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Qeveria që drejton e ka prioritet parësor fuqizimin e rendit dhe të ligjit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria që drejton e ka prioritet parësor fuqizimin e rendit dhe të ligjit. Ai gjatë takimit me Grupin koordinues për diskutimin e ekonomisë joformale, ka thënë se Qeveria ka ndërmarrë masa në luftimin e ekonomisë joformale. “Fuqizimi i sundimit të rendit e të ligjit, si prioritet parësor i Qeverisë, përfshinë edhe luftën kundër ekonomisë joformale, e cila ushqen krimin dhe demotivon bizneset e rregullta, duke goditur kështu buxhetin e shtetit dhe funksionimin e ligjit. Qeveria e Kosovës ka ndërmarr masa, përfshirë rishikimin e Strategjisë për luftimin e ekonomisë joformale, hartimin e koncept dokumentit për largimin e barrës administrative, si dhe hartimin e miratimin e ligjit për inspektime. Krahas këtyre masave, kam filluar nismën për të identifikuar intervenimet specifike për luftimin e ekonomisë jo-formale me qëllim të zvogëlimit të konsiderueshëm të saj deri në fund të vitit 2019. Në takimin e Grupit koordinues për diskutimin e ekonomisë joformale, së bashku me ministrat e linjës dhe akterët përgjegjës, u dakorduam se Kosovës i duhet një mobilizim i shtuar dhe luftë e pakompromis kundër informalitetit”, ka shkruar Haradinaj

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …