Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Socialiste Rama the se ka arritur të fitojë 7 herë në 8 palë zgjedhje nën drejtimin e tij

Kryeministri Edi Rama ka hapur fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Me sloganin “Kurrë pas, përpara”, Rama mblodhi vetëm deputetët socialistë dhe kandidatët për zgjedhjet lokale në të gjitha bashkitë e vendit. Në sheshin “Skënderbej”, në mënyrë simbolike, nisi puna për mbjelljen e 61 pemëve. Në fjalën e tij, kryeministri Rama u shpreh se Partia Socialiste  ka arritur të fitojë 7 herë në 8 palë zgjedhje. Shqipëria është sot një vend krejt tjetër në sytë e botës. Që kur unë drejtoj Partinë Socialiste kemi fituar 7 nga 8 palë zgjedhje, kemi humbur vetëm një në 2009, që më shumë se sa e humbëm, ata  na e morën fitoren. Sidoqoftë, të fitosh zgjedhjet është një gjë, ndërsa një gjë tjetër është ta kthesh fitoren në vlerë, për komunitetin. Jam krenar për vlerën e shtuar që fitoret e PS kanë sjellë për Shqipërinë. Tani jemi një vend krejt tjetër në sytë e botës, na janë besuar role parësore edhe në OKB. Sot marrëdhëniet ndërkombëtare janë në nivelin më të lartë, janë miqësore, aktive, takimet e nivelit të lartë janë pjesë e punës si faktor me peshë në rajon, ka thënë mes tjerash, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …