Brickos

Edi Rama prezanton përbërjen e re të kabineti qeveritar në mandatin e tretë të qeverisjes se Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar retorikën e politikanes britanike, Suella Braverman kundër emigrantëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar retorikën e politikanes britanike, Suella Braverman kundër emigrantëve. Ai u shpreh se Britania duhet ta trajtojë Shqipërinë me respekt nëse dëshiron të arrijë një marrëveshje për kthimin e depërtimin e tyre. Këto deklarata të Edi Ramës kanë bërë jehonë edhe në shtypin britanik. ‘Sky’, ‘The Guardian’ dhe ‘The Times’ i kanë kushtuar vëmendje të veçantë sot në shkrimet e tyre, deklaratës së kryeministrit  të Shqipërisë. Në një ndërhyrje të jashtëzakonshme, Edi Rama tha se ishte çmenduri të fajësosh emigrantët shqiptarë si shkaku i krimit në Britani dhe të problemeve kufitare. Ai e sulmoi Braverman-in për gjuhën që përdori këtë javë kur e përshkroi krizën e emigrantëve në kanalin e La Mansh si një pushtim. Rama e akuzoi politikanen britanike se është duke përdorur një retorikë të tillë për të fshehur dështimet e politikave të ndërmarra nga qeveria. Ai citoi shifra që sugjerojnë se 70 për qind e 140 mijë  shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar jetonin më parë në vende të pasura evropiane si Italia dhe Greqia dhe nuk kishin udhëtuar direkt nga Shqipëria.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …