Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Donald Trumpin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e mbajtura në Amerikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Donald Trumpin për rezultatin e arritur në zgjedhje. Me anë të një postimi në platformën “X”, Rama shprehet se mezi pret të punojë sërish me Trump, me Presidentin e 47-të të Amerikës. Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme  Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm, shkruan Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria i largon miqtë e sinqertë dhe e zhvendos vendin nga rruga evropiane

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, është një mike e sinqertë dhe e rëndësishme për vendin …