Edi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më 12 tetor i drejtohet Këshillit të Evropës lidhur me raportin e Dik Martit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konfirmoi se më 12 tetor pasi paraprakisht  ka marrë të drejtën do  t’i drejtohet Këshillit të Evropës me një fjalim. Çështja është shumë sensitive. Këshilli i Evropës ka shkruar një faqe shumë të zymtë duke miratuar raportin e Dick Martit. Sot ai raport ka rënë totalisht. Do t’i drejtohem Këshillit duke u bazuar edhe te fakti se edhe Kuvendi  i Shqipërisë me konsensus ka miratuar një rezolutë që hedh poshtë rezolutën e Dick Martit. Këshilli i Evropës duhet të distancohet nga ai raport kriminal, që i ka bërë shumë dëm Kosovës. Kjo është iniciativa jonë, tha kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …